Kompania ajrore amerikane, “United Airlines”, pritet të pushojë nga puna mbi 600 punonjës të cilët nuk pranuan të vaksinoheshin.
Kompania në fjalë, e ka vendosur vaksinimin e detyruar si një politikë primare në axhendën e punës së saj.
Sipas BBC, pjesa dërrmuese e stafit prej 67,000 personash kanë ofruar dëshmi të vaksinimit, e cila u kërkua të hënën. Kompania ajrore me bazë në Çikago përcaktoi kërkesat e saj për stafin lidhur me Covid në gusht. Punonjësit e saj amerikanë duhej të sillnin provën e vaksinimit, ose të marrjes së dy dozave, deri të hënën.
593 punëtorët që kanë refuzuar një vaksinë koronavirus dhe nuk kanë aplikuar për përjashtim për arsye fetare ose mjekësore tani përballen me humbjen e punës.Kompania ajrore ka thënë se gjithçka është bërë për të rritur sigurinë.
“Arsyetimi ynë për të kërkuar vaksinën për të gjithë punonjësit me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte i thjeshtë, për t’i mbajtur njerëzit tanë të sigurt dhe e vërteta është kjo. Të gjithë janë më të sigurt kur vaksinohen dhe vaksinat funksionojnë. Ky ishte një vendim tepër i vështirë, por mbajtja e ekipit tonë të sigurt ka qenë gjithmonë përparësia jonë e parë”, tha shefi ekzekutiv Scott Kirby dhe presidenti Brett Hart./albeu.com