Covidi i mori jetën fizioterapistit të Kombëtares, De Biasi në shqip: Jam i trishtuar për vdekjen e Yllit

Gjatë paradites, u mësua lajmi i trishtë se fizioterapisti i Kombëtares, Ylli Mihali ka humbur betejën me Covid-19.

Ngushëllimet nuk kanë munguar nga shumë figura të sportit dhe jo vetëm.

Së fundi në rrjetin social “Facebook” me një postim në 3 gjuhë përfshirë dhe shqip, ish-trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi ka shprehur ngushëllimet për mikun e tij.

Ky është njoftimi i tij:

Jam vërtet i trishtuar për zhdukjen e mikut tim Ylli.  Personi që e vlerësova shumë, njerëzisht dhe profesionalisht.  Fiziku i tij i bëshëm fshehu një shpirt të mirë dhe bujar, një person autentik që e donte punën e tij dhe Kombëtaren tonë.

Fatkeqësisht do të kem një mik më pak në Shqipëri, por unë do të mbaj praninë tënde të dashur Ylli në zemrën time.  Faleminderit per gjithcka.  PREHU NE PAQE MIKU IM. /albeu.com/

 


Shtuar 13.09.2021 15:37