Mercedes EQS bëhet realitet, modeli me baterinë më të madhe në treg (FOTO LAJM)

Me siguri është një nga risitë më të pritura në botën e automobilizmit, veçanërisht të modeleve elektrike, dhe tashmë po bëhet realitet.

Mercedes Eqs do të prezantohet zyrtarisht në 15 prill, ndërkohë që pritet të shkojë në treg në fund të vitit. Të shumta janë veçantitë e krijesës së re të shtëpisë automobilistë gjermane, duke filluar nga pamja vërtet ndjellëse dhe teknologjia brenda saj, por kryesorja ka të bëj me baterinë e saj.

 

Sipas të dhënave, ajo premton të jetë bateria më e madhe e instaluar ndonjëherë në një makinë serie. Bëhet fjalë për një bateri me kapacitet 108 kWh, e përbërë nga 9 module nikeli, litiumi dhe kobalti, që sipas gjermanëve garanton deri në 700 kilometra autonomi veturës që do të rivalizojë konkurrentet e saj si Porsche Taycan, Tesla Model S 2021, Audi e-tron GT dhe Bmw i4.

E gjithë ajo forcë shtytëse sipas Mercedes do të mundet të karikohet në pak minuta, falë një sistemi të ri dhe tejet të shpejtë.

Mercedes Eqs do të prodhohet në fabrikën e Sindelfingen të Gjermanisë, e njohur për prodhimit e modelit S Class.


Shtuar 28.03.2021 12:46