Bayern Munich njofton për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Vincent Kompanyt

Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munichut, është larguar nga spitali, ku kishte kërkuar ndihmë mjekësore gjatë fundjavës së kaluar për shkak të problemeve shëndetësore.

Max Eberl, drejtori sportiv i klubit bavarez, tha për televizionin ARD se shqetësimet e trajnerit belg erdhën si pasojë e një irritimi të meningjeve.

Të lidhura

None found

“Lajmi më i mirë për të gjithë ne është se ai është liruar nga spitali”, u shpreh Eberl, duke treguar lehtësimin e tij për zhvillimin e fundit.

Fillimisht, Eberl kishte paralajmëruar se Kompany mund të qëndronte larg për disa javë. Tashmë, pas daljes nga spitali, tekniku ka nisur rehabilitimin, që përfshin pushim dhe marrjen e medikamenteve.

“Rehabilitimi i tij përbëhet nga pushimi dhe medikamentet. Jam shumë, shumë i bindur se së shpejti do të kthehet në pankinë në gjendje të plotë”, deklaroi drejtori sportiv.

Deri në një njoftim të mëtejshëm, përgjegjësitë e trajnerit kryesor të Bayernit do t’i marrë përsipër stafi teknik, nën drejtimin e ndihmësit Aaron Danks.

Largimi nga spitali është një zhvillim inkurajues për klubin bavarez, por ende nuk është bërë e ditur se kur Kompany do të rikthehet saktësisht në drejtimin e skuadrës.


Shtuar më 28.10.2026 21:36