Shumica e partive nuk pranojnë ftesën e Begajt për konsultimet mbi zgjedhjet vendore, PS-ja e vetmja që ka konfirmuar pjesëmarrjen

Partia Socialiste është, deri tani, e vetmja forcë politike që ka konfirmuar se do të marrë pjesë në konsultimet e thirrura nga Presidenti Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027. “Lëvizja Bashkë” nuk ka bërë ende të ditur nëse do të marrë pjesë.

Partia Demokratike ka njoftuar se nuk do t’i përgjigjet ftesës së kreut të shtetit. Në takim nuk do të marrin pjesë as partitë “Mundësia” dhe “Shqipëria Bëhet”.

Të lidhura

None found

Presidenti Begaj duhet të shpallë datën e zgjedhjeve vendore jo më vonë se 15 nëntori. Kodi Zgjedhor parashikon që votimet e vitit 2027 të mbahen nga 15 prilli deri më 15 maji.


Shtuar më 28.10.2026 21:25