Spektakël në UFC, Ngannou mposht Stipe dhe shpallet kampion i “Heavyweight” (VIDEO)

Luftëtari kamerunas, Francis Ngannou ka arritur një nokaut spektakolar ndaj Stipe Miocic në kuadër të UFC 260.

Ngannou arriti ta nokautojë Miocicin vetëm pas 52 sekondash në raundin e dytë.

Ndeshja përfundoi menjëherë, por pas xhirimeve të përsëritura shihet “egërsia” e nokautit të dhënë nga ai.

Tani Francis Ngannou është kampioni i ri i botës në “Heavyweight” në kuadër të UFC.

Pas fitores, ai u shpreh se Miocic bëri gabim dhe i dha rastin që ta godas.

“Ai bëri një gabim duke më ndjekur, mbase ai mendoi se isha lënduar apo diçka tjetër”, tha Ngannou.

“Në atë moment unë e kapa atë. Ne kemi bërë shumë punë, kemi punuar për shumë”, shtoi ai.

“Çdo ditë, ne kemi qenë duke punuar që të përmirësojmë shumë gjëra. Kam punuar çdo ditë dhe u desh të mësoja të relaksohem dhe të marr më të mirën nga vetja ime në vend që të dilja me vrull dhe të nxitoja”, përfundoi Francis Ngannou./

Shtuar 28.03.2021 12:03