Pas tragjedisë që ndodhi në Vlorë ku një 25 vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga anija turistike, është prangosur edhe pronari i anijes.
Personi që shihni në fotot e mëposhtme është Aleksandër Golemi, 47 vjeç, banues në Vlorë.
Personi i arrestuar është Aleksandër Golemi, i cili ishte në rolin e maskotit në anijen. Luante rolin e Piratit për anijen turistike.
Arrestimi i tij për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” u bë pasi ky shtetas i punësuar në anijen turistike nuk duhet të kishte lejuar prezencën e shtetases pasi anija ishte e ankoruar dhe nuk ishte funksionale në atë orar.
25 vjeçarja, ende e paidentifikuar, mësohet se ka rënë nga anija duke marrë plagë të shumta. Ajo është transportuar në spital, aty ku nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra./albeu.com