Denocon babai i mbrojtësit të Kombëtares: Na kanë kërcënuar me kërkesë të njerëzve të fuqishëm (FOTO LAJM)

Pas humbjes 4-1 të Kombëtares sonë nga Polonia, babai i mbrojtësit Ardian Ismajli ka denocuar në Facebook mesazshet fyese ndaj tij dhe familjes se Ismajlit.

Një ndër lojtarët që u shigjetua pas ndeshjes ishte dhe mbrojtësi Ardian Ismajli. Ky i fundit sapo ka mbyllur një transferim tek Empoli duke u bërë shok skuadre me Nedim Bajramin, por ndeshja e djeshme nuk ishte ndër më të mirat për të.

Ilmi Ismajli gjithashtu shton më që kur djali i tij vendosi të zgjedhë Shqipërinë, mesazhet fyese nuk pushojnë në drejtim të tij, por këto nuk e pengojnë por vetëm i japin më shumë force.

Postimi i Ilmi Ismajlit

Te dashur vëllezër, Ne si familje dhe në veçanti Ardiani prej momentit që kemi zgjedhur Kombëtaren Shqiptare kemi kaluar periudha të vështira nga kërcënimet, fyerjet dhe etiketime më të ulëta që i bëhen një lojtari dhe familjes së tij dhe ende vazhdojnë. Unë besoj që kjo është e porositur edhe nga njerëz të fuqishëm. Ne nuk kemi zgjedhë të luajmë për një shtet armik, por për nënën Shqipëri e cila është e të gjithëve ashtu siç është edhe Kosova dhe të gjitha trojet Shqiptare. Këto veprime prej më të ulëtëve neve vetëm sa na forcojnë, për Ardianin është edhe një motiv shtesë që të punoj e të arrijë majat e futbollit botëror. Ju falënderoj të gjithëve që keni qenë pranë nesh dhe na keni përkrahur që të jemi më të fortë. Fotoja e fundit nuk ka koment. Perpara Ardian, përpara djem shqiptar! Suksesi do të arrijë shumë shpejt vetëm të bashkuar.