Covid fiton territor, Kosova në situatë dramatike nga virusi! Zbuloni rastet dhe humbjet në jetë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për gjendjen me COVID në vend. Brenda 24 orëve janë regjistruar 22 raste të vdekjes dhe 1.894 infektime të reja.

Raporti i fundit i MSH-së:

“Nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes”, njofton MSh, transmeton Express.

Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.

Bëhet e ditur se në total numri i rasteve aktive është 27.404./albeu.com


Shtuar 1.09.2021 15:14