E frikshme, momenti kur makina shpërthen në flakë sapo del nga karburanti në Maliq (VIDEO)

Kanë dalë pamjet e automjetit që shpërtheu në flakë mëngjesin e sotëm sapo  doli nga karburanti ku u mbush me gaz në fshatin Vloçisht të Maliqit.

Në video e siguruar nga karburanti shihet qartë momenti i frikshëm kur automjeti me dy persona brenda shpërthen ende pa dalë në rrugë kryesore. Të tmerruar shoferi dhe pasagjeri kanë hapur dyert e makinës dhe kanë dalë duke e lënë makinën të përfundonte në kanal nga ana tjetër e rrugës. Të dy personat shikohet që kanë marrë dëmtime nga ai shpërthim

Edhe personat e tjerë të gjendur aty pranë kanë kaluar disa momente paniku. /albeu.com/

 

 


Shtuar 1.09.2021 15:12