Shkëlqim Jakupi, njohës i çështjeve politike, u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të dëgjojnë protestuesit për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai kërkoi masa konkrete për të përmirësuar organizimin dhe funksionimin e institucioneve.
Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Jakupi tha se mbrojtja e jetës së qytetarëve është përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore e shtetit. Sipas tij, institucionet duhet të veprojnë me profesionalizëm në raste të tilla dhe të përmirësojnë mënyrën e punës, që të parandalohen ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
Të lidhura
None found
Sa u përket veprave penale të vrasjes, ai kujtoi se Kodi Penal parashikon dënime nga dhjetë vjet burgim deri në burgim të përjetshëm. Jakupi tha se përcaktimi i këtyre dënimeve lidhet edhe me çështje sociale dhe se ato janë të krahasueshme me dënimet në shtetet e rajonit dhe të Evropës.
Megjithatë, sipas Jakupit, ashpërsimi i dënimeve nuk është dëshmuar domosdoshmërisht si politikë e suksesshme parandaluese. Ai u shpreh se personat që vendosin të kryejnë një vepër penale nuk mendojnë në atë moment për vendimin apo pasojat ligjore që mund t’i presin.







