53 humbje jete në 24 orë, sa infektime të reja regjistroi Italia

Vazhdon rritja e numrit të të prekurve ditorë me Covid-19 në Itali.

Në 24 orë në Itali janë regjistruar 4,257 të infektuar me koronavirus nga 109,803 teste të kryera. Sipas informacioneve nga autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e Covid-19 humbën jetën edhe 53 qytetarë të tjerë.

Shkalla e pozitivitetit në vend është rritur në 3.87%. Të shëruarit sot janë 3,854. Ndërkohë, raportohet se në njësitë e kujdesit intensiv dhe në pavijonet e tjera Covid, është rritur numri i të shtruarve.

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është 548, 23 më shumë se dje në bilancin mes hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore janë 50. Pacientët me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 4,264, 131 më shumë se të dielën.

Mesa duket edhe Italia po shkon drejt shifrave të larta të infektimeve me Covid-19, njësoj si shumë vende në Europë./albeu.com


Shtuar 30.08.2021 20:03

Tags: ,