“E marketoi vetë, ka dashur ta djegë”, Artan Hoxha tregon pse e nxorri Veliaj emrin e Arbër Hajdarit

Gazetari Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se Erion Veliaj e ka marketuar vetë Arbër Hajdarin, emrin e të cilit e nxorri në letrën që publikoi pas vizitës së ministrit Toni Gogu, duke deklaruar se Rama i kishte kërkuar t’i dorëzonte atij bashkinë.

“Po i rikthehem një shprehje të kryeministrit, që tha janë të lutur të hanë kokat dhe kokat hëngshin. Organizata më e madhe është ky, atje sipër. Se si e katandisën PS, e pashë atë ditë kur dolën hunjtë dhe drurët te PS-ja. Kështu e ka katandisur.

Të lidhura

None found

Se ç’bëjnë, të bëjnë ç’të duan. Nuk më intereson fare.

Më intereson pjesa e asaj që po ndodh me shtetin. Se çfarë bëjnë në parti, nuk jam anëtar i partisë.

Përfshirja e një emri nga Erion Veliaj, di që Veliaj e ka marketuar vetë këtë si personazh. Në SHBA kanë qenë të dy bashkë. Veliaj me sa duket e ka nuhatur këtë gjë dhe ka dashur ta djegë një personazh që edhe ai ka investuar. Kemi dëgjuar zëra që ai ka qenë kandidat, kur doli emri i Binajt, nga ana tjetër emri më i kuotuar ishte Arbër Hajdari.

Për mua, nuk më intereson kë nxjerr kandidat. Braçe është vetëshpallur dhe vjen vërdallë nëpër qytet”- tha Hoxha.


Shtuar më 3.11.2026 22:41