Vendimi për çështjen e Vlora Hysenit pritet të bëhet publik nesër nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Në seancën e mbajtur në këtë gjykatë, ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror ka munguar, ndërsa i pranishëm ka qenë avokati që e përfaqëson, Kastriot Selita.
Konfirmimi i lajmit për BalkanWeb ka ardhur nga gazetarja Klodiana Lala.
Të lidhura
None found
Më parë, GJKKO ka vendosur për Hysenin masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ajo akuzohet se është përfshirë në skandalin e AKSHI-it, duke ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi në periudhën kur ai ndodhej në arrati.







