VIDEO/ Enis Rexhepi shënon sërish në Champions për të rinjtë, këtë herë ndaj Galatasarayt

Galatasaray U-19 dhe Stuttgart U-19 u ndanë në barazim 2-2 në takimin e zhvilluar mesditën e sotme për raundin e 4-t të UEFA Youth League.

Enis Rexhepi shënoi në minutën e 49-të, kur skuadra turke ishte në avantazh. Pas një pritjeje jo të mirë të portierit Yilmaz, sulmuesi goditi saktë me të majtën dhe barazoi rezultatin në 1-1.

Të lidhura

None found

Galatasaray kaloi sërish në avantazh në minutën e 73-të me golin e Tagayt. Stuttgart u përgjigj në minutën e 87-të përmes Kenmoe dhe mori një pikë nga kjo përballje.

Për Rexhepin, ky ishte goli i 7-të në Champions për të rinjtë dhe i treti radhazi brenda dy ndeshjeve në këtë kompeticion. Talenti shqiptar po paraqitet mirë në arenën evropiane dhe vijon të jetë nën vëzhgimin e Kombëtares shqiptare dhe asaj të Kosovës.


Shtuar më 3.11.2026 16:01