Guler arrin 125 ndeshje me Real Madridin, Fenerbahce përfiton edhe 2 milionë euro

Arritja e kuotës së 125 paraqitjeve të Arda Gulerit me Real Madridin raportohet se i ka sjellë Fenerbahces edhe 2 milionë euro. Futbollisti e plotësoi këtë numër ndeshjesh në fundjavë, kur skuadra madrilene mundi 3-0 Racing Santander.

Mediat turke bëjnë të ditur se ky përfitim lidhet me bonuset e parashikuara në marrëveshjen e vitit 2023, kur Guler u transferua nga Fenerbahce në kryeqytetin spanjoll.

Të lidhura

None found

Transferimi kishte një vlerë bazë prej 20 milionë eurosh, por pagesat shtesë të përcaktuara në kontratë e kanë çuar shumën e arkëtuar nga klubi turk në më shumë se 30 milionë euro. Fenerbahce ka mbajtur gjithashtu të drejtën për të përfituar 20% nga një shitje e ardhshme e lojtarit 21-vjeçar.

Gjatë dy sezoneve të fundit, Guler ka forcuar pozitat e tij mes futbollistëve më të mirë të Evropës. Paraqitjet e shkëlqyera kanë vijuar edhe në sezonin 2026/27, në të cilin ka regjistruar tre gola dhe gjashtë asistime në 12 ndeshje.

Ndërkohë, sipas raportimeve, Real Madridi ka siguruar rinovimin e kontratës së Gulerit deri në vitin 2032.


Shtuar më 3.11.2026 15:36