Interes i jashtëzakonshëm në “Air Albania”/ Zbulohet numri i biletave të shitura për Shqipëri-Finland

Sfida Shqipëri-Finland, është programuar më 12 nëntor. Ky takim, do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe vlen për raundin e pestë të Ligës së Konferencës.

“Panorama Sport”,  mëson se shifra e biletave të shitura po shkon në 20 mijë. Padyshim që stadiumi do të jetë “sold out” në sekorët e lejuar për tifozët kuqezinj.

Të lidhura

None found

Kombëtarja mban vendin e parë në grupin C1. Ndaj Finlandës duhet shmangur vetëm humbja, pasi edhe barazimi bën punë. Kështu që llogaritë përfundimtare do të bëheshin në transfertën e Bjellorusisë.

Për ekipin e Rolando Maran është objektiv vetëm vendi i parë. Kjo pasi shikohet si një mundësi më tepër për të shkuar në Europianin 2028 përmes “play off”.


Shtuar më 3.11.2026 15:33