Brahim Demiri, i dyshuari kryesor për vrasjen e të birit, fillimisht e ka mohuar para policisë përgjegjësinë për veprën që i vihet në ngarkim. Ai u ka thënë hetuesve se djalin dhe mbesën foshnje i kishte gjetur pa jetë në dhomë.
Për foshnjën dyshohet se është mbytur nga i ndjeri. Sipas raportimeve, Demiri dyshohet se është përpjekur të inskenojë atë që kishte ndodhur, ndërsa në dhomë është gjetur edhe një litar.
Të lidhura
None found
Gjykata Themelore në Gjilan tashmë i ka caktuar Demirit masën e paraburgimit, nën dyshimin se të dielën vrau të birin në banesën e tyre në fshatin Demiraj.








