Skënderbeu pritej të fitonte në shtëpi ndaj Laçit, kundërshtar direkt në luftën për mbijetesë, por përballja u mbyll në barazim 1-1. Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës korçare, Juljan Ahmataj, komentoi për mediat ndikimin e daljes së Bismarkut dhe rezultatin.
“Largimi i Bismarkut bëri që skuadra të pësonte rënie në filtrin e parë. Luhatje të tilla ndodhin. Laçi luftoi shumë. Po të kishim qenë më të kujdesshëm, do t’i kishim marrë tri pikët”, u shpreh Ahmataj.
Të lidhura
None found
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e komunikimit dhe të pranisë së liderëve në çdo pozicion kyç. “Çdo skuadër duhet të ketë një lider në çdo pozicion kyç. Kjo lidhet me komunikimin dhe ndikon te loja. Jemi ekip i ri, me lojtarë të rinj të afruar. E dimë të gjithë se bashkëpunimi na bashkon. Do të përpiqemi ta ndreqim këtë problem”, tha trajneri.






