Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë të ditur në emisionin “Pressing” të T7 se synon të kandidojë për kryetar të partisë.
Kur u pyet nëse do të hyjë në garë, ai u përgjigj se kjo ka shumë gjasa, në rast se zhvillohet një proces i hapur dhe demokratik.
Të lidhura
None found
“Nëse nuk arrihet konsensus për një kryetar, atëherë gara hapet dhe unë do të jem kandidat. Nëse paraprakisht ka konsensus përmes kompromisit, nuk duhet të sillemi në mënyrë destruktive. Por, nëse ka garë, do të kandidoj”, tha Gashi.






