Mislav Karoglan ka regjistruar tri humbje në po aq ndeshje si trajner i Partizanit. Në takimin e luajtur sonte, “Demat e Kuq” u mposhtën 1-2 nga Elbasani, që përmbysi rezultatin. Pas ndeshjes, Karoglan foli për mediat dhe e cilësoi disfatën të rëndë.
“Kjo është një humbje shumë e fortë. Kishim shtatë lojtarë që ndikojnë, ndërsa Vata është i ri. Në pjesën e dytë patëm tri-katër mundësi për ta mbyllur ndeshjen. Duhet ta kishim bërë këtë me rastet e Kekos dhe Bintsoukës.
Të lidhura
None found
Duhet të jetosh me dhimbjen; ajo që nuk të vret, të bën më të fortë. Ky është mesazhi që u përcjell lojtarëve. Duhet të besosh më shumë për të arritur rezultate të mira. Ndonjëherë të duhet vetëm pak fat për të fituar besimin”, u shpreh Karoglan.





