Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se u ka thënë zyrtarëve policorë se nuk do të dorëzohej dhe i ka kërcënuar me vrasje.
Ermal Panduri, moderator i emisionit “Debat Plus”, bëri publik informacionin, sipas të cilit Sylaj paralajmëroi se do t’i vriste policët nëse ata përpiqeshin ta arrestonin.
Të lidhura
None found
“Informatë ekskluzive: Kur ka komuniku policia me dorasin e dyshuar, ka thënë: ‘Nuk dorëzohem, iu vras edhe juve. I gjallë nuk dorëzohem’”, deklaroi Panduri.
Autoritetet nuk kanë dhënë deri tani hollësi për rrethanat dhe kohën e pretenduar të komunikimit, apo nëse kërcënimet janë konfirmuar nga policia.







