Një shtetas i Kosovës, me inicialet A.Z., u ekstradua sot nga Zvicra në Kosovë. Ai kërkohej në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Operacioni u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësi të tjera përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Të lidhura
None found
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të DRP-së në Gjilan, për vijimin e procedurave ligjore.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor bëri të ditur se do të vijojë shkëmbimin e informatave me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare. Ky bashkëpunim synon parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave e grupeve kriminale që veprojnë brenda ose jashtë vendit.






