OSBE mirëpret zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente: Kosova vijon traditën e emërimit të grave në krye të shtetit

Ambasadori i OSBE-së, Gerard McGurk, përshëndeti zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës, vendim që shënon edhe përfundimin e procesit të krijimit të institucioneve.

Të lidhura

None found

Sipas tij, me këtë zgjedhje Kosova po ruan një traditë të rëndësishme, atë të vendosjes së një gruaje në krye të presidencës.

McGurk theksoi se përfaqësimi i grave duhet të zgjerohet në të gjitha fushat e jetës publike. Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për më shumë përfshirje të grave në proceset vendimmarrëse dhe për masa më të forta mbrojtëse ndaj dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

“Presidentja Shiroka-Pula do ta ketë OSBE-në në Kosovë si një partnere të përkushtuar për avancimin e këtyre prioriteteve”, deklaroi ambasadori McGurk.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidentja e re e Kosovës mbrëmjen e kaluar, në raundin e parë të votimit në Kuvend, ku siguroi 81 vota.


Shtuar më 7.10.2026 17:41