Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk renditet më mes objektivave kryesorë të Turqisë, ndonëse Ankaraja vazhdon ta mbajë të hapur mundësinë e integrimit në të ardhmen.
Të lidhura
None found
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e shprehu këtë qëndrim në një intervistë për Al Jazeera, gjatë së cilës trajtoi marrëdhëniet afatgjata të vendit të tij me BE-në dhe procesin e anëtarësimit.
Duke kritikuar qasjen e Brukselit ndaj Ankarasë, Erdogan deklaroi se Turqia ka 53 vjet që pret të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
“Evropa nuk e ka integruar Turqinë për 53 vjet dhe nuk planifikon ta bëjë këtë që tani e tutje. Ne nuk e mbyllëm derën”, tha presidenti turk.

Sipas tij, Turqia nuk po ushtron më të njëjtin presion për t’u pranuar në union, pavarësisht se vijon ta shqyrtojë këtë perspektivë.
“Ne po mendojmë të bashkohemi me Bashkimin Evropian. Nëse na pranojnë, kjo është në rregull, nëse nuk na pranojnë, kjo është gjithashtu në rregull”, deklaroi ai.
Erdogan nënvizoi se BE-ja nuk qëndron më në krye të agjendës së Ankarasë, ndërsa i përcolli Brukselit një mesazh të drejtpërdrejtë.
“Prioriteti ynë nuk është Bashkimi Evropian. Ne vazhdimisht u themi atyre se ata do të jenë ata që do të humbasin, jo Turqia”, tha Erdogan.
