Granit Xhaka pas vendimit të Hagës: Lufta e tyre ishte për lirinë e atdheut

Granit Xhaka, futbollist i Kombëtares së Zvicrës, ka reaguar ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Në një postim në “Instagram Story”, futbollisti kosovar ka shpërndarë një fotografi të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Imazhi shoqërohej me mbishkrimin: “Luftuan në tokën e tyre, për lirinë e atdheut. Liria ka emër”.

Reagimi i Xhakës pasoi vendimin e marrë të mërkurën, më 16 shtator, kur Gjykata Speciale në Hagë dha aktgjykimin për katër ish-krerët e UÇK-së.

Sipas vendimit, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim. Kadri Veselit iu shqiptua dënimi prej 18 vjetësh, kurse Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për vepra të lidhura me krime lufte, por u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Bëhet fjalë për një aktgjykim të shkallës së parë, ndërsa mbrojtja ka njoftuar se vendimi do të ankimohet.

Vendimi i Hagës ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe mes personaliteteve të njohura shqiptare, përfshirë sportistë, ndërsa në këtë klimë erdhi edhe qëndrimi publik i Xhakës.


Shtuar 17.09.2026 09:49

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis