Messi arrin kuotën e 100 golave dhe udhëheq Inter Miamin drejt një tjetër trofeu

Inter Miami siguroi trofeun Campeones Cup të mërkurën në mbrëmje, pasi triumfoi 2-0 në shtëpi kundër Cruz Azulit. Në këtë sukses, Lionel Messi regjistroi një tjetër arritje historike, duke realizuar golin e tij të 100-të për klubin amerikan.

Avantazhi i vendasve erdhi në minutën e 24-të. Pas harkimit të Luis Suarezit, sulmuesi argjentinas e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë.

Të lidhura

None found

Messit iu deshën 115 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Inter Miamin për të mbërritur në kuotën e 100 realizimeve.

Ky moment jubilar pati edhe një domethënie të veçantë, sepse pikërisht ndaj Cruz Azulit argjentinasi kishte shënuar golin e parë me fanellën e skuadrës amerikane.

Në korrik të vitit 2023, gjatë debutimit të tij për Inter Miamin, Messi realizoi nga goditja e lirë në minutat shtesë dhe i dha ekipit fitoren 2-1 përballë të njëjtit kundërshtar.

Fitorja 2-0 u vulos nga Casemiro në minutën e 81-të. Mesfushori brazilian shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Messi.

Casemiro po përjeton një formë të mirë edhe në aspektin realizues, pasi ka shënuar katër herë në pesë paraqitjet e fundit, me të gjitha golat të realizuara me kokë.

Ky sukses i shtoi Inter Miamit një tjetër trofe që prej mbërritjes së Messit. Klubi nga Florida kishte fituar më parë Kupën e Ligës 2023, Supporters’ Shield 2024 dhe MLS Cup 2025.

Pas triumfit në Campeones Cup, Inter Miami do ta zhvendosë sërish vëmendjen te MLS-ja. Të dielën, skuadra do të presë San Diegon në stadiumin “Nu Stadium”.

Ekipi i Messit do të hyjë në këtë përballje duke mbajtur vendin e dytë në Konferencën Lindore.


Shtuar 17.09.2026 08:50

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis