Bayern Munich nuk ka bërë ofertë për Rayan Cherkin

Bayern Munich ka sqaruar se Rayan Cherki nuk është në planet e klubit për afatin kalimtar të janarit, duke mohuar se i ka paraqitur ndonjë ofertë mesfushorit ofensiv të Manchester Cityt.

Të lidhura

None found

Edhe pse emri i francezit është përmendur si një objektiv i mundshëm i gjigantit bavarez, informacionet e fundit tregojnë se ai nuk ka qenë pjesë e listës së dëshirave të Bayernit dhe se mes dy klubeve nuk zhvillohen negociata.

Klubi gjerman pritet të tregojë kujdes gjatë merkatos së janarit, pasi investimet më të mëdha preferon t’i realizojë në verë. Qëndrimi mund të ndryshojë vetëm nëse një dëmtim i rëndë do të krijonte nevojën për një përforcim urgjent.

Një arsye tjetër që e ul nevojën për ndërhyrje në repartin ofensiv është rikthimi i Jamal Musialas, i cili u kthye në dispozicion pas 196 ditësh mungesë.

Futbollisti gjerman mbetet një prej elementeve kryesore të skuadrës, ndaj prania e tij e bën më pak të domosdoshëm një shpenzim të madh për këtë pozicion.

Në anën tjetër, largimi i Cherkit nga Manchester City gjatë janarit nuk duket i lehtë. Francezi u transferua te klubi anglez nga Olympique Lyon në vitin 2025 dhe ka kontratë deri më 30 qershor 2030. Transferimi i tij kushtoi rreth 40 milionë euro.

Në sezonin e dytë në Angli, Cherki ka dhënë sinjale të mira që në javët e para të Ligës Premier 2026/27, ku ka realizuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime.

Ai ishte autor i dy golave në fitoren 4-1 ndaj Crystal Palace, ndërsa në ndeshjen kundër Bournemouthit kontribuoi me dy asistime në triumfin 2-1.

Performancat e tij kanë ndikuar edhe në rritjen e vlerës së kartonit, e cila tani llogaritet në rreth 68.4 milionë euro. Kontrata afatgjatë dhe rëndësia e tij në formacionin e Manchester Cityt do ta bënin të ndërlikuar një transferim në janar, edhe nëse një klub do të ishte i gatshëm të ofronte një shumë të lartë.

Për momentin, Cherki pritet të qëndrojë te Manchester City, ndërsa Bayern Munich nuk ka ndërmend të bëjë ofertë për të gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mundësia e një rishikimi të situatës mbetet për verën, por aktualisht francezi nuk përbën prioritet për klubin bavarez.


sultanbeyli escortparla iptvjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom