Elseid Hysaj pa skuadër, mbrojtësi shqiptar propozohet për Evertonin

Pas mbylljes së aventurës së tij te Lazio, e ardhmja e Elseid Hysajt vijon të jetë e pasigurt. Mbrojtësi 32-vjeçar aktualisht është pa kontratë dhe po shqyrton mundësitë për një klub të ri, ndërsa më herët ka refuzuar edhe ofertën e Egnatias.

Të lidhura

None found

Synimi i Hysajt mbetet aktivizimi në nivele të larta të futbollit europian. Në këtë kuadër, “Sport Witness” ka publikuar një shkrim ku e lidh emrin e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare me Evertonin, skuadër që luan në Premier League.

Edhe pse merkatoja në Angli është mbyllur, klubet angleze mund të firmosin me futbollistë të lirë. Sipas artikullit, transferimi i Hysajt te ekipi i drejtuar nga David Moyes mund të ndihmonte në zgjidhjen e disa problematikave në repartin defensiv.

Vlera e tij për Evertonin lidhet veçanërisht me faktin se mund të aktivizohet në të dyja krahët e mbrojtjes, ndërsa përvoja e fituar në Itali dhe në kompeticionet europiane do të ishte një tjetër avantazh për skuadrën angleze.


Shtuar 12.09.2026 09:31

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel