Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, deklaroi se çdo parti politike e ka të drejtën të propozojë kandidatin e saj për postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Të lidhura
None found
Sipas tij, tashmë është bërë e qartë se kush po pengon funksionimin e Kuvendit të Kosovës, ndaj pyetjet duhet t’i drejtohen LVV-së.
“Tashmë po e kuptoni se kush po e bllokon Kuvendin. Partitë kanë të drejtë ekskluzive të propozojnë nënkryetarët e Kuvendit”, u shpreh Gashi.
I pyetur lidhur me kërkesën e VV-së që LDK-ja të ndryshojë emrin e Kujtim Shalës, ai tha se një parti tjetër nuk mund t’ia caktojë emrin.
