Shqipe Selimi: Zjarret e Lirisë përcjellin mesazhin e qëndresës dhe pastërtisë së luftës së UÇK-së

Kodra e Dëshmorëve në Gjilan u bë të shtunën mbrëma vendi ku u ndez Zjarri i Lirisë, në përmbyllje të aktivitetit “7 Zjarret në 7 Zonat Operative të UÇK-së”, të organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”.

Të lidhura

None found

Aktiviteti mblodhi veteranë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës, qytetarë, përfaqësues të partive politike, klubeve sportive dhe bashkësive fetare. Organizatorët e paraqitën ndezjen e zjarrit si shenjë të rezistencës, sakrificës dhe lirisë së Kosovës.

Isuf Ahmeti, komandant i Zonës Operative të Karadakut, deklaroi se historia e Kosovës është ndërtuar mbi gjakun e bijve dhe bijave të saj. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në aktivitetet e paralajmëruara për ditët e ardhshme, duke theksuar se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator do të ishte një fitore për Kosovën.

Sipas Ahmetit, historia e vendit nuk ka nevojë të rishkruhet, pasi ajo është dëshmuar përmes sakrificës, plagëve dhe angazhimit të popullit për liri, pavarësi dhe shtetin e Republikës së Kosovës. Ai tha se ish-krerët duhet të priten në mënyrë triumfuese, ashtu siç janë kthyer dikur nga betejat.

Ish-luftëtarja e UÇK-së, Shqipe Selimi, e lidhi ndezjen e zjarreve me vazhdimësinë e përpjekjes për liri dhe me dëshminë për karakterin e pastër të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Selimi tha se asnjë gjykatë apo popull nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë, e cila, sipas saj, dëshmohet nga gjaku i bashkëluftëtarëve që dhanë jetën për lirinë. Ajo shtoi se më 16 shtator pret një vendim lirues për të gjithë bashkëluftëtarët dhe kthimin e tyre me faqe të bardhë në Kosovë, pasi prokuroria dhe gjykata nuk kanë arritur të provojnë akuzat për krime kundër njerëzimit, përgjegjësi komanduese apo pretendimet e tjera ndaj UÇK-së dhe krerëve të saj.

Ilir Tahiri, organizator i aktivitetit dhe familjar i veteranëve të Kosoves, kërkoi bashkim të veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve në mbrojtje të vlerave të luftës dhe të shtetndërtimit.

Tahiri: Kemi ditur ta bëjmë luftën dhe dimë ta bëjmë paqen

Tahiri u shpreh se shqiptarët kanë dëshmuar se dinë të luftojnë, por edhe të ndërtojnë paqen. Ai pranoi se disa veteranë dhe familje emblematike ishin ndarë për interesa të caktuara, por tha se tashmë duhet të lënë pas përçarjet, të bashkohen dhe të ecin përpara.

Ish-deputeti Ismajl Kurteshi tha se procesi gjyqësor ndaj luftës së UÇK-së duhet të mbështetet në prova dhe jo në pretendime. Ai theksoi se strukturat e sigurisë së Serbisë kanë vepruar kundër popullatës civile si gjatë luftës, ashtu edhe 100 vite më parë.

Kurteshi deklaroi se, përveç thashethemeve, gënjeshtrave dhe pretendimeve të sajuara nga Serbia e të shpërndara përmes bashkëpunëtorëve të saj, nuk ekzistojnë fakte për dënimin e çlirimtarëve. Sipas tij, mjete të mëdha materiale u janë dhënë strukturave të caktuara për t’u marrë me luftëtarët e UÇK-së.

Veterania e luftës, Malekie Imeri, u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në aktivitetet e planifikuara në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Imeri tha se qytetarët duhet të mblidhen më 12 shtator dhe të marrin pjesë në marshin për krerët e UÇK-së, të cilët, sipas saj, kanë bërë gjithçka për vendin dhe lirinë e Kosovës. Ajo shpresoi që më 19 shtator të gjithë të festojnë së bashku lirimin e tyre.

Mjeku dhe pjesëmarrësi në luftë, Fatmir Korushtica, foli për angazhimin e punëtorëve shëndetësorë gjatë luftës së Çukës. Ai kujtoi se mjekët, teknikët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë të rajonit iu përgjigjën pa hezitim thirrjeve për të ndihmuar në zonat e luftës.

Korushtica tha se, në cilësinë e organizatorit të këtyre aktiviteteve, kishte parë gatishmërinë e punëtorëve shëndetësorë për të ofruar shërbimet e tyre sa herë që kishte nevojë, duke nënvizuar se këto vlera duhet të respektohen.

Aktivisti Shaqir Shaqiri kujtoi rrugëtimin e gjatë të shqiptarëve drejt bashkimit dhe lirisë. Ai tha se shqiptarët, të ndarë nga kufijtë e vendosur prej pushtuesve, u bashkuan rreth Kosovës dhe Iliridës, duke kaluar nëpër rrëzime, burgosje, gjak dhe sakrifica.

Shaqiri theksoi se, pas gjithë kësaj përpjekjeje, u krijua edhe UÇK-ja. Ai tha se lufta nuk u zhvillua për lavdi personale apo për t’u mburrur me kontributin individual, por sepse liria ishte më e rëndësishme se jeta.

Në kuadër të programit të platformës “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë është paralajmëruar edhe Marshi i Lirisë.


Shtuar 10.09.2026 21:48

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis