Ismaili dhe Malaj diskutojnë integrimin në SEPA dhe transformimin e pagesave

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku në qendër të bisedës ishin zhvillimet e sektorit financiar, bashkëpunimi bilateral dhe ndryshimet në sistemin e pagesave.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të BQK-së, guvernatori e njohu ambasadorin me gjendjen e qëndrueshme të sektorit financiar në Kosovë, përparimin në mbikëqyrjen financiare dhe punën për përafrimin e legjislacionit dhe rregulloreve me standardet e Bashkimit Evropian.

Ismaili prezantoi edhe masat e ndërmarra për përditësimin e infrastrukturës së pagesave, si dhe përfshirjen e Kosovës në sistemet evropiane.

Gjatë diskutimit, vëmendje iu kushtua proceseve që lidhen me Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), krijimit të sistemit të pagesave të shpejta dhe projektit TIPS Clone. Sipas BQK-së, këto iniciativa synojnë t’i bëjnë pagesat më të shpejta, më të sigurta dhe më efikase për qytetarët dhe bizneset.

Takimi përfshiu gjithashtu çështje të lidhura me mbrojtjen e konsumatorit, edukimin financiar, zgjerimin e qasjes në shërbimet financiare dhe sigurinë kibernetike në një periudhë të zhvillimit të shpejtë digjital.

Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua bashkëpunimit mes BQK-së dhe Bankës së Shqipërisë, veçanërisht në mbikëqyrjen financiare, sistemet e pagesave dhe edukimin financiar.

Ambasadori Petrit Malaj vlerësoi reformat dhe nismat e ndërmarra nga BQK-ja, ndërsa përgëzoi bashkëpunimin mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës së Shqipërisë.

Takimi u mbyll me rikonfirmimin e vullnetit të të dyja palëve për të vijuar bashkëpunimin institucional dhe shkëmbimin e përvojave, me synim zhvillimin dhe integrimin e sistemeve financiare të Kosovës dhe Shqipërisë.


Shtuar 9.09.2026 20:52

sultanbeyli escortiptvJojobetsahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetJojobet Giriş