Oficeri i policisë vret gruan 48-vjeçare në kopshtin ku ajo punonte si mësuese në Tajlandë

Një efektiv policie në Tajlandë dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, e cila ishte mësuese në një çerdhe në distriktin Bang Lamung, provinca Chonburi.

Të lidhura

None found

Krimi u shënua rreth orës 11:00, brenda ambienteve të Kopshtit Fillor Nongplalai, që ndodhet rreth 150 kilometra në juglindje të Bangkokut.

Autoritetet lokale kanë identifikuar të dyshuarin si Tasapong Thongthat. Sipas raportimeve të mediave vendase, ai qëlloi disa herë ndaj gruas së tij, Pailim Thongthat, 48 vjeçe, në katin e parë të mensës së godinës, më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia e gjeti më vonë oficerin në një banesë dhe po zhvillon përpjekje për ta bindur që të dorëzohet. Deri tani, shkaqet dhe motivi i sulmit mbeten të paqarta.

Gjatë incidentit, në çerdhe ishin 44 fëmijë dhe tre mësues të tjerë. Ata u nxorën të gjithë në mënyrë të sigurt dhe autoritetet bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Guvernatori i provincës Chonburi, Narit Niramaywong, vendosi pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të institucionit. Ndërkohë, specialistë të shëndetit mendor do t’u ofrojnë mbështetje fëmijëve dhe anëtarëve të stafit të prekur nga ngjarja.


Shtuar 9.09.2026 13:55

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetixirjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet