Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, deklaroi se konstituimi i Kuvendit ka qenë kërkesë e ish-partive opozitare për më shumë se një muaj.
Të lidhura
None found
Ai u shpreh se pret që thirrja e seancës të mos përdoret si një tjetër manovër politike.
“Shpresoj që kjo të mos jetë një lojë e radhës politike, ku seanca thirret, por Kuvendi nuk themelohet. Ajo që po ndodh sot përputhet me qëndrimin që kemi mbajtur ne”, tha Gruda.
Sipas tij, vendimet që do të merren më tej, si edhe mënyra e themelimit të Kuvendit, ngrenë dyshime për kushtetutshmërinë dhe legalitetin e vendimeve të këtij institucioni.
