Avdullah Hoti ka shprehur kritika të forta lidhur me kalimin e Bekim Sejdiut, ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, në pozitën e këshilltarit pranë Zyrës së Presidentit.
Të lidhura
None found
Hoti e cilësoi këtë lëvizje si shenjë të mungesës së përgjegjshmërisë, duke vënë në dyshim motivet që qëndrojnë pas largimit të tij nga gjykata dhe pranimit të rolit të ri në presidencë.
“Nuk ka patur asnjë arsye reale për t’u larguar nga Gjykata Kushtetuese dhe për t’u bërë këshilltar në Zyrën e Presidentit. Kjo është papërgjegjësi dhe dëshmon për një anshmëri politike”, deklaroi Hoti, duke lënë të kuptohet për një agjendë të fshehur politike.
Më tej, ai tregoi se kishte dyshime serioze nëse Sejdiu mund t’i përmbushte kërkesat e një posti të tillë shtetëror. “Kam rezervat e mia nëse ai mund ta kryejë këtë detyrë të lartë shtetërore”, tha ai, duke theksuar mungesën e besimit te kandidatura e ish-gjyqtarit.
