Arben Gashi i përgjigjet Nenad Rashiqit: “Ajo që kam thënë është e vërtetë

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar ndaj ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, pas deklaratave të këtij të fundit për pretendimet mbi përdorimin e një gjuhe kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka deklaruar se qëndron pas fjalëve të tij. Ai ka rikujtuar një takim të zhvilluar jashtë Kosovës me përfaqësues të organizatave të rëndësishme, emrat e të cilave nuk i bëri publik për arsye konfidencialiteti.

Sipas Gashit, në atë takim Rashiq kishte folur për djalin e tij të mitur dhe për dëmtimin e dorës së tij. Deputeti ka thënë se atëherë i kishte përcjellë mesazhin se integrimi është i mundur, ndërsa tani shprehet i kënaqur që Rashiq është bindur se Policia e Kosovës u shërben të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike.

Gashi e ka përgëzuar Rashiqin që, sipas tij, e ka kuptuar se kishte gabuar, duke shtuar se për këto çështje ekzistojnë edhe procesverbale. Në fund të reagimit, ai është shprehur se nuk kishte më çfarë të shtonte për ministrin në detyrë.


Shtuar 7.09.2026 14:49

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet