Pjesa e një rakete Falcon 9 pritet të godasë Hënën, NASA qetëson: Toka nuk rrezikohet

Një komponent i shkëputur i një rakete të SpaceX pritet të përplaset në sipërfaqen e Hënës, pasi ka udhëtuar në orbitë me një shpejtësi prej rreth 2.43 kilometrash në sekondë.

Të lidhura

None found

NASA ka bërë të ditur se impakti mund të ndodhë rreth orës 07:35, por ngjarja nuk paraqet rrezik për Tokën.

Bëhet fjalë për pjesën e sipërme të një rakete Falcon 9, e cila është e përmasave të një ndërtese pesëkatëshe dhe peshon më shumë se 4,000 kilogramë. Pas përfundimit të misionit, ajo mbeti në hapësirë dhe ka lëvizur prej kohësh në mënyrë të pakontrolluar.

Goditja nuk pritet të shihet nga Toka me sy të lirë. Megjithatë, personat që disponojnë teleskopë të fuqishëm mund të dallojnë një shkëndijë të shkurtër në sipërfaqen hënore në çastin e përplasjes.

Jimi Russel, zëdhënës i NASA-s, deklaroi se agjencia do të monitorojë zonën ku do të ndodhë impakti për të mbledhur të dhëna shkencore, duke përsëritur se “nuk ka rrezik për Tokën”.

Studiuesit e NASA-s synojnë të përdorin informacionin e mbledhur nga kjo ngjarje për të pasuruar të dhënat mbi Hënën dhe për të përmirësuar metodat e gjurmimit të objekteve hapësinore.

“Është diçka vërtet e madhe që po përplaset me Hënën. Nuk është aspak e rrezikshme, ne mund ta shikojmë shfaqjen”, u shpreh Dr. Matt Bothwell, astronom publik në Universitetin e Kembrixhit.


Shtuar 11.08.2026 12:15

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetlike girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom