Radoiçiqi në kërkim, dyshohet se u arratis në Rusi; avokati serb akuzon Vuçiqin se e bllokoi drejtësinë

Sulmi në Banjskë, në të cilin humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, mbetet ende pa një përgjigje të plotë nga sistemi gjyqësor serb. Edhe pse Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur paraburgim dhe ka lëshuar fletarrestim për Millan Radoiçiqin, ai nuk është akuzuar ende për organizimin e këtij sulmi. Në të njëjtën kohë, informacionet që flasin për një arratisje të mundshme të tij drejt Rusisë kanë ngjallur dyshime të reja mbi përgjegjësinë e Beogradit.

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka folur për “Bota sot” lidhur me këtë çështje. Sipas tij, fletarrestimi ndaj Millan Radoiçiqit përbën vetëm një formalitet procedural, ndërsa ai e akuzon presidentin serb Aleksandar Vuçiq se po e pengon sqarimin e plotë të përgjegjësive për sulmin në Banjskë.

Të lidhura

None found

Ai thekson se institucionet serbe kishin mundësinë ta trajtonin këtë rast shumë më herët, por sipas tij, atyre u mungoi vullneti për ta çuar përpara procesin penal.

Stojkoviq e cilëson lëshimin e fletarrestimit si një formalitet që erdhi nga zbatimi automatik i ligjit, pasi Radoiçiqi nuk u paraqit në polici në afatin e caktuar nga gjykata. Sipas tij, kjo tregon se kurrë nuk ka ekzistuar një procedurë penale që synonte të zhvillohej në të vërtetë. Ai kujton se njerëz humbën jetën dhe se Radoiçiqi u filmua publikisht me sasi të mëdha armësh, çka do të mjaftonte për një dënim të gjatë me burg. Megjithatë, sipas avokatit, ai u la i lirë, ndonëse paraburgimi në raste të tilla është i detyrueshëm. Tani që ai është arratisur, Stojkoviq e konsideron këtë si një tallje me procedurën penale.

Kur flet për arsyet që Serbia ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj Radoiçiqit për organizimin e sulmit, avokati serb i drejton akuza të hapura presidentit Aleksandar Vuçiq. Ai mendon se mosndjekja penale e Radoiçiqit lidhet me përpjekjen për ta mbrojtur udhëheqjen politike serbe nga përgjegjësia e mundshme.

Sipas Stojkoviqit, Serbia nuk e akuzoi Radoiçiqin sepse Aleksandar Vuçiqi, si qendra e pushtetit, e ndaloi këtë. Ai vlerëson se e vetmja arsye për fillimin e çfarëdo procedure ishte përpjekja e Vuçiqit për të shuar zjarrin politik ndërkombëtar të krijuar pas ngjarjes. Avokati pretendon se Vuçiqi kurrë nuk ka dashur që Radoiçiqi të akuzohet, sepse ishte vetë ai, në cilësinë e presidentit të Serbisë, që urdhëroi organizimin e sulmit në Banjskë.

Avokati pretendon se asnjë veprim i ushtrisë serbe dhe asnjë trajnim nuk mund të kryhej pa miratimin e Vuçiqit, i cili në atë kohë mbante postin e komandantit suprem të ushtrisë. Ai shton se edhe shërbimi informativ serb, BIA, nuk mund të ndërmerrte veprime pa dijeninë e tij.

Sipas tij, një proces gjyqësor publik do të bënte të mundur sqarimin e rrethanave të organizimit të sulmit dhe të rolit të mundshëm të institucioneve shtetërore serbe.

Stojkoviq thotë se nëse gjykimi do të fillonte, ai do të ishte publik dhe shumë elemente do të vërtetoheshin si fakte gjyqësore, përfshirë faktin se Banjska ishte një sulm i organizuar nga shërbimet e sigurisë së Serbisë kundër Kosovës. Ai e sheh mungesën e aktakuzës si përpjekje për ta fshehur këtë të vërtetë.

Ai i quan të pavërteta edhe argumentet e autoriteteve serbe se mungesa e aktakuzës lidhet me mosdorëzimin e disa provave nga Kosova nëpërmjet EULEX-it. Sipas tij, deklarata publike e Radoiçiqit se merrte përgjegjësinë për organizimin e sulmit do të duhej të shërbente si bazë për avancimin e procedurës.

Stojkoviq thekson se arsyetimet e gjyqësorit serb, sipas të cilave Radoiçiqi nuk është akuzuar sepse EULEX-i nuk ka dorëzuar disa dokumente, janë të pavërteta. Sipas tij, e vërteta është e kundërta: gjyqësori kishte dhe vazhdon të ketë të gjitha provat e nevojshme për ta dënuar Radoiçiqin, pasi ai vetë deklaroi se ishte përgjegjës për Banjskën. Avokati mendon se Radoiçiqi e bëri këtë deklaratë për shkak të një marrëveshjeje me Vuçiqin, që ai të merrte përgjegjësinë mbi vete për ta mbrojtur presidentin.

Avokati kritikon gjithashtu punën e prokurorisë serbe që trajton rastin, duke pretenduar se procesi hetimor po shërben si mbulesë për të shmangur ngritjen e aktakuzës. Ai kërkon që përgjegjësi të japin edhe zyrtarët që, sipas tij, ndikuan në këtë proces.

Sipas Stojkoviqit, gjyqësori i Serbisë i kishte dhe vazhdon t’i ketë të gjitha elementet e nevojshme për ta dënuar Radoiçiqin. Ai rikujton se kryeprokurori i prokurorisë që po zhvillon hetimin, të cilin ai e cilëson si mbulesë, është pikërisht personi për emërimin e të cilit kishte lobuar Aleksandar Vulin. Prandaj, sipas avokatit, atij prokurori i është dhënë urdhër që të mos ngrejë aktakuzë dhe duhet të japë llogari, nëse qeveria e re dëshiron ndryshime të vërteta.

Më tej, ai vlerëson se Beogradi po përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë për sulmin në Banjskë duke mos e çuar çështjen deri në një vendim gjyqësor. Ai thekson se, sipas tij, sulmi nuk ishte vepër e një grupi kriminal të pavarur, por ishte i koordinuar me shërbimet e sigurisë së Serbisë.

Stojkoviq deklaron se regjimi i Vuçiqit ka menduar se pa një aktgjykim nuk ka as përgjegjësi formale juridike, por kjo, sipas tij, nuk është e vërtetë. Ai thekson se përgjegjësia ekziston, sepse nuk bëhej fjalë për ndonjë qytetar të rebeluar që kishte organizuar një bandë kriminale, por për një sulm të koordinuar me shërbimet e sigurisë së Serbisë. Sipas avokatit, mungesa e aktakuzës ndaj Radoiçiqit e konfirmon më së miri këtë, sepse përndryshe ai do të ishte arrestuar menjëherë pas kthimit në Serbi nga Banjska. Në vend të kësaj, policia serbe dhe BIA e ndihmuan të largohej nga Kosova.

Duke folur për rolin e bashkësisë ndërkombëtare, Stojkoviq kërkon që presioni ndaj autoriteteve serbe të fokusohet te zbatimi i sundimit të ligjit dhe te sqarimi i plotë i rastit të Banjskës. Sipas tij, qeveria e re në Serbi duhet ta dëshmojë vullnetin për ndryshim duke siguruar që procedura ndaj Radoiçiqit të zhvillohet deri në fund.

Ai thekson se bashkësia ndërkombëtare duhet të kërkojë zbatimin e sundimit të ligjit në Serbi, pasi kjo kërkesë ishte ajo që solli ndryshimin e qeverisë. Sipas tij, çdo qeveri që dëshiron të qeverisë duhet së pari të këmbëngulë që procedura ndaj Radoiçiqit të zhvillohet plotësisht.

Megjithatë, avokati pretendon se Radoiçiqi tashmë ndodhet në Rusi dhe se largimi i tij nga Serbia u bë i mundur nga shërbimet sekrete të të dy vendeve, si dhe nga mosveprimi i gjyqësorit serb. Ai paralajmëron se kthimi i tij për t’u përballur me drejtësinë mund të jetë i vështirë.

Stojkoviq deklaron se Radoiçiqi ndodhet në Rusi dhe se u arratis nga Serbia gjatë ndryshimit të pushtetit. Sipas tij, shërbimet sekrete ruse dhe serbe e ndihmuan në këtë, sepse pa atë ndihmë ai nuk do të kishte mundur të arratisej. Ai shton se e ndihmoi edhe gjyqësori i Serbisë, i cili nuk e vendosi në paraburgim, ndonëse ligji e obligonte ta bënte këtë. Avokati thekson se kushdo që i shpëton drejtësisë në Rusi, nuk kthehet më në vendin nga i cili u arratis dhe se Rusia sigurisht nuk do ta dorëzojë atë.

Në fund, ai kërkon që bashkësia ndërkombëtare të mos mjaftohet vetëm me kërkesën për arrestimin e Radoiçiqit, por të kërkojë edhe përgjegjësi për personat që, sipas tij, e ndihmuan të largohej dhe t’i shmangej drejtësisë.

Ai përfundon se bashkësia ndërkombëtare duhet të kërkojë sanksionimin e personave përgjegjës për arratisjen e tij, sepse edhe kjo lidhet me sundimin e ligjit. Sipas tij, kushdo që e ndihmon një person të dyshuar për krime t’i shmanget drejtësisë, mban vetë përgjegjësi.


Shtuar më 21.11.2026 12:23

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet