Baraliu u bën thirrje LVV-së dhe PDK-së të veprojnë me urgjencë për ligjin e Speciales

Akademiku Mazllum Baraliu u ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës që marrëveshjen për iniciativën e re ligjore mbi Dhomat e Specializuara ta kthejnë sa më parë në hapa konkretë, duke theksuar se vendi tashmë ka ngecur në këtë drejtim.

Gjatë paraqitjes në emisionin “Intervista e javës” në KosovaPress, Baraliu e vlerësoi pozitivisht pajtimin mes dy forcave kryesore parlamentare për këtë çështje, por kërkoi që grupi punues të ecë me ritëm të shpejtë, pa vonesa, dhe me pjesëmarrjen e ekspertëve ligjorë, diplomacisë dhe institucioneve shtetërore.

Të lidhura

None found

Sipas tij, është thelbësore që ndryshimet ligjore të mos mbeten thjesht formale, por të sjellin pasoja juridike reale, sidomos në kufizimin e afatit të Speciales dhe në mbështetjen e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fazën e apelit në Hagë.

“Kjo duhej të kishte ndodhur më herët dhe nuk duhet të ketë zvarritje kohore, pasi jemi vonë dhe mund të vonohemi edhe më shumë. Është pozitive që dy partitë kryesore parlamentare janë plotësisht dakord për trajtimin e kësaj çështjeje. Pavarësisht nëse ka pasur shkelje procedurale apo jo, duhet të ecim sa më shpejt me miratimin e këtij ligji, plotësim-ndryshimin e dytë, për ta bërë më gjithëpërfshirës dhe më efektiv juridikisht. Duhet të veprohet dhe të mos vonohemi nga grupi punues, ekspertët, diplomacia jonë dhe i gjithë shteti, për të ndihmuar mbrojtjen e katërshes në Hagë në shkallën e dytë të apelit,” u shpreh ai.

Duke folur për përmbajtjen e nismës së re legjislative, Baraliu nënvizoi se ajo duhet të jetë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, veçanërisht me nenin 162, paragrafin 3, dhe Amendamentin 24.

Ai vlerësoi se drafti i parë i projektligjit kishte të meta të rënda kushtetuese dhe kërkoi që grupi punues të tregojë kujdes maksimal gjatë rishikimit dhe ripërpunimit të tij.

Baraliu theksoi se efektet juridike të nismës së re do të varen pikërisht nga teksti përfundimtar i projektligjit dhe nga mënyra se si ai do të përputhet me dispozitat kushtetuese dhe mekanizmat përkatës të Dhomave të Specializuara.

“Efekti që do të ketë varet nga përmbajtja që do të dalë nga rishikimi dhe ripërpunimi i këtij projektligji nga grupi punues dhe Kuvendi. Çfarë duhet të jetë? Ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, më saktësisht me nenin 162, paragrafin 3 dhe Amendamentin 24. Gjithashtu duhet të jetë në përputhje me kërkesat ose dispozitat e asaj që quhet Dhoma Kushtetuese brenda Dhomës Speciale… Prandaj duhet pasur kujdes, sepse versioni i parë thjesht ishte në kundërshtim me Kushtetutën tonë dhe me Dhomën Kushtetuese atje,” theksoi Baraliu.

Nga ana tjetër, Baraliu kërkoi angazhim më të madh nga institucionet e Kosovës, duke theksuar se në këtë proces nuk ka vend për strategji afatgjata, por nevojiten veprime konkrete dhe të menjëhershme.

Ai vuri në dukje rolin e grupit punues, ekspertëve dhe diplomacisë kosovare, duke kërkuar që projektligji të jetë bindës edhe për Bashkimin Evropian dhe të prodhojë efekte juridike e politike.

Sipas tij, çdo minutë ka rëndësi duke marrë parasysh proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë dhe nevojën për të mbështetur mbrojtjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së në fazën e apelit.

“Duke qenë se kryesuesi i këtij grupi është strategjik, por nuk ka kohë për strategji, duhen ndërmarrë veprime konkrete dhe urgjente. Çdo sekondë dhe minutë është e çmuar, pasi ai është kryediplomat dhe zëvendëskryeministër. Ata duhet të punojnë ditë e natë dhe të hartojnë një projektligj për ndryshim-plotësim ose ta bëjnë nga e para një të tillë adekuat dhe bindës për BE-në. Të ketë efekte politike dhe juridike, mundësisht,” potencoi Baraliu.

Baraliu komentoi gjithashtu dënimin e dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për pengim të drejtësisë, duke shprehur kritika ndaj Gjykatës Speciale dhe mënyrës së trajtimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Ai e cilësoi vendimin si vazhdimësi të qasjes së mëparshme të gjykatës, ndërsa kundërshtoi mënyrën se si, sipas tij, është kualifikuar veprimtaria e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Baraliu deklaroi se vlerësime të tilla nuk prekin vetëm individët e akuzuar, por edhe Kosovën dhe themelet e shtetësisë së saj.

“Fatkeqësisht, si vazhdimësi e atij të parit, por me elemente dhe premisa për të lënë përshtypjen se këta janë më të butë pas protestave dhe reagimit të institucioneve tona dhe të popullit. Ajo që ata kanë bërë në shkallën e parë dhe e kanë kualifikuar veprimtarinë e katërshes si veprimtari kriminale dhe organizim kriminal, nuk është akuzë dhe dënim vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj Kosovës dhe themeleve të shtetit. Vetë fakti që kanë paralajmëruar gjashtë vjet për Thaçin dhe i dhanë 17 muaj, ndërsa të tjerëve më pak, tregon se revolta popullore ka ndikuar dhe ka pasur efekt pozitiv. Pasi ata, në emër të popullit, e morën atë vendim drastik,” përfundoi ai.


Shtuar më 21.11.2026 12:23

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet