Sot luhet takimi i fundit i javës së 12-të në “Abissnet Superiore”, ku Vora pret Tiranën në fushën e saj. Ndeshja është planifikuar të nisë në orën 13:30.
Dy ekipet vijnë në këtë duel me synime të ndryshme. Vora kërkon të reagojë pas humbjes së thellë 5-1 pësuar ndaj Egnatias në transfertën e Rrogozhinës. Nga ana tjetër, Tirana e drejtuar nga Dean Klafuriç synon të vazhdojë me rezultate pozitive, pas fitores së ngushtë në shtëpi kundër Teutës.
Të lidhura
None found
Në renditje, të dyja skuadrat janë shumë pranë njëra-tjetrës. Vora ndodhet në vendin e 8-të me 12 pikë, ndërsa Tirana ka 15 pikë dhe qëndron një pozicion më lart. Një barazim nuk do të ishte i favorshëm për asnjërën palë, pasi do ta komplikonte më tej situatën e tyre në kampionat.







