Gjatë ditëve të fundit, karburantet në Gjermani kanë pësuar rënie çmimi.
Të lidhura
None found
Të dhënat e publikuara nga platformat gjermane që monitorojnë tregun e karburanteve tregojnë se një litër naftë shitet rreth 1.66 euro, ndërsa benzina Super E10 kushton afërsisht 1.74 euro për litër dhe Super E5 rreth 1.80 euro për litër.
Kjo rënie e çmimeve lidhet me zbutjen e tensioneve në Lindjen e Mesme, si edhe me uljen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Raportimet bëjnë të ditur se mesatarja kombëtare e çmimeve në Gjermani ka rënë nën 1.90 euro për litër, si për naftën ashtu edhe për benzinën E10, ndërsa në disa pika furnizimi ato paraqiten edhe më të ulëta./Indeksonline/

