Prodhimi i motorit ikonik V8 biturbo 4.0-litërsh (M177) nga Mercedes-Benz ka marrë fund për disa modele në tregun europian, pasi kjo njësi nuk arrin më të plotësojë kërkesat gjithnjë e më strikte për shkarkimet e gazrave ndotës.
Të lidhura
None found
E prezantuar në vitin 2015, kjo motorizim ka fuqizuar një gamë të gjerë modelesh të mirënjohura AMG, përfshirë C63, GT, GLC63 dhe E63, duke u shndërruar në emblemë të performancës së fuqishme dhe gjëmimit dallues të shtëpisë gjermane.
Vendimi për ndërprerjen buron nga rregullativa e re europiane mbi emetimet dhe nivelin e zhurmës, e cila po i shtyn konstruktorët të orientohen drejt motorizimeve me konsum më të ulët, zgjidhjeve hibride dhe automjeteve tërësisht elektrike.
Hapësirën e lënë nga V8, Mercedes po e mbush me motorë me katër dhe gjashtë cilindra të shoqëruar me sisteme hibride, si element kyç i strategjisë për t’iu përgjigjur objektivave të reja ekologjike dhe për të reduktuar çlirimin e CO₂.
Për adhuruesit e zjarrtë të makinave, dalja nga skena e motorit V8 shënon mbylljen e një epoke për modelet sportive AMG, të vlerësuara për forcën, shpejtësinë dhe timbrin e tyre unik.
