Verën e ardhshme, Edon Zhegrova pritet të jetë ndër lojtarët që do të ndërrojnë ambient, teksa Fiorentina ka hyrë në garë për përfaqësuesin e Kosovës.
Të lidhura
None found
Sipas gazetës italiane *La Nazione*, klubi vjollcë është duke shqyrtuar seriozisht afrimin e Zhegrovës, i cili për momentin vesh fanellën e Juventusit.
Tekniku i ekipit, Fabio Grosso, mendohet se ka një preferencë të theksuar për futbollistin 27-vjeçar, duke e konsideruar atë si një zgjidhje ideale për repartin e djathtë ofensiv.
Në krahun tjetër lëvizjeve të kampionatit, drejtuesi sportiv i Fiorentinës, Fabio Paratici, është i angazhuar aktualisht me operacionin për João Márion, dhe gazetat italiane sugjerojnë se një skemë e ngjashme mund të ndiqet edhe për Zhegrovën.
Bëhet fjalë për një marrëveshje që parashikon një sezon në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund, strukturë të cilën *Tuttomercatoweb* e cilëson si të leverdishme për palët e përfshira.
Zhegrova i ishte bashkuar “Zonjës së Vjetër” në shtatorin e sezonit të shkuar, atëherë kur u transferua nga skuadra franceze e Lille.
Ardhja e lojtarit kosovar në Torino u shoqërua me entuziazëm të madh, por përvoja e tij e parë bardhezi nuk arriti të përmbushë parashikimet.
Gjatë gjithë sezonit, Zhegrova grumbulloi vetëm 525 minuta në fushë, pa mundur të realizonte asnjë gol ose të siguronte ndonjë pasim përfundimtar.
