Zbulohen 4 kërkesat e Antonio Contes për të nënshkruar me Real Madridin

Antonio Conte është gati të nis aventurën e tij të re.

Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte është gati të nis aventurën e tij të re, por ka disa parakushte që duhen plotësuar.

Sipas “Don Balon”, strategu italian ka katër kërkesa në mënyrë që të firmos për “Los Blancos”.

E para do të ishte përforcimi i mbrojtjes, dhe transferimi i Alabas mund të jetë një tregues i mirë që Conte mund të luajë me një “treshe” në mbrojtje, pasi austriaku luan edhe në pozitën e qendërmbrojtësit.

Kërkesa e dytë është kontrata, “Los Blancos” i kanë ofruar kontratë dy-vjeçare ndërsa Conte dëshiron kontratë tre-vjeçare.

Kërkesat tre dhe katër janë më të vështira, bëhet fjalë për dy lojtarë me të cilët Antonio Conte kishte punuar.

N’Golo Kante dhe Romelu Lukaku janë dy dëshirat e listuara nga Conte për ta kthyer skuadrën në “binarë”.


Shtuar 30.05.2021 10:55