Me furgonë, snajperë dhe dronë: Dalin pamjet e aksionit të RENEA-s në Krujë (VIDEO)

Policia e Shtetit ka finalizuar aperacionin policor anti-kanabis të koduar “Agimi”, duke arrestuar 16 persona, shpallur në kërkim 24, si dhe proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Në operacionin e zhvilluar në Krujë kanë marrë pjesë forcat Renea, FNSH e Tiranës dhe e Fierit dhe DVP Durrës.

Gjatë aksionit me dronë e armë, policia ka asgjësuar rreth 50 mijë bimë kanabisi, si dhe kanë shkatërruar sera e laboratorë, që përdoreshin për kultivimin e drogës.

Shtuar 30.05.2021 10:56