VIDEO / Gol fantastik nga jashtë zonës, mesfushori shqiptar dhuron spektakël në Gjermani

Mesfushori i Kombëtares, Tim Civeja u bë protagonist ditën e sotme, teksa realizoi një gol mjaft të bukur me fanellën e Sarbrucken, në duelin e zhvilluar në transfertë ndaj Dinamo Dresden, ku skuadra e futbollistit shqiptar triumfoi me rezultatin 1-3.

22-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e 30-të, ku me një të djathtë të kalibruar nga jashtë zonës, e dërgoi topin në cepin e portës, duke përshëndetur rrjetën e vendasve.

Ky ishte realizimi i tretë në 23 ndeshjet e kampionatit për mesfushorin shqiptar, i cili gjithashtu ka regjistruar edhe 3 asiste.

Civeja qëndroi në fushë 68 minuta në këtë përballje, duke bërë një paraqitje spektakolare.

Vlen të theksohet fakti se mesfushori fillimisht ishte pjesë e listës së Kombëtares Shpresa për ndeshjet e muajit mars, por për shkak të një dëmtimi, nuk u bashkua me grupin duke u zëvendësuar nga Janaqi i Skënderbeut.


Shtuar 7.04.2024 18:40