VIDEO / Ftesën e Kosovës e feston me gol, Albion Rrahmani gjen rrjetën për të 14-tën herë në Rumani

Albion Rrahmani ka marr ftesë nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e marsit që Kosova i zhvillon ndaj Armenisë dhe Hungarisë.

Sulmuesi i Rapid Bukuresht ishte sonte në fushë, ku skuadra e tij pësoi humbje në shtëpi nga Farul Constanta me rezultat 2-1.

Kur rezultatin ishte 2-0, Rapidi fitoi penallti dhe nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Rrahmani për 2-1.

Më këtë rezultat u mbyll ndeshja dhe Rapidi e nisi me humbje fazën finale të kampionatit.

Ky ishte goli i 14-të i Albion Rrahmanit në elitën e futbollit rumun, ku që në vitin e parë, ka befasuar të gjithë me aftësitë e tij.

Për Rapidin nga minuta e parë luajtën edhe Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi, por që u zëvendësuan në pjesën e dytë pa lënë gjurmë.


Shtuar 15.03.2024 21:47