UEFA publikon top 10-shen e skuadrave më të mira

Shtëpia e futbollit, UEFA ka publikuar renditjen për skuadrat më të mira.

Kjo listë ka pësuar ndryshime për shkak të rezultateve të fundit në Ligën e Kampionëve.

Sipas publikimit të UEFA-s, listës i prin Manchester City, që pasohet nga Bayern Munich dhe Real Madrid.

Në pozitën e katërt është Paris Saint-Germani dhe Liverpooli i pesti.

Nga Italia, primatin e merr Interi që është vendosur i gjashti, Leipzig është i shtati, i teti Chelsea, Roma e nënta dhe top 10 e mbyll Manchester United.


Shtuar 15.03.2024 17:31

Tags: