Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë këtë të shtunë për përballjen e parë në kuadër të Nations League, ku pret Bjellorusinë në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45. Sfida e radhës është planifikuar për të martën, po në të njëjtën orë, në transfertë ndaj San Marinos.
Ndërkohë, një projeksion i publikuar nga “football.meets.data” vlerëson se kuqezinjtë kanë të gjitha mundësitë për të siguruar kreun e grupit dhe për të avancuar në Ligën B. Sipas këtij parashikimi, i cili nxjerr fituesin e secilit grup, Shqipëria renditet në mesin e skuadrave që do të triumfojnë.
Të lidhura
None found
Probabiliteti për t’u klasifikuar në vendin e parë llogaritet në 47.9%, ndërsa mesatarja e pikëve që pritet të grumbullohen është 12.2. Në këtë skenar, formacioni i drejtuar nga trajneri Rolando Maran do të linte prapa Finlandën (e cila parashikohet të dalë e dyta), Bjellorusinë dhe San Marinon.
