Manchester United ka kohë që studion pistën e Kessie.
United ka treguar interes të lartë për mesfushorin e Milan-it por tashmë duket se do t’i duhet të konkurrojë me Tottenham. Kontrata aktuale e 25-vjeçarit me gjigantët e Seria A skadon në verë dhe duket se rinovimi i kontratës nuk do të vijë pasi Kessie dëshiron të provojë një eksperiencë tjetër jashtë Italisë. Ai do të ketë të drejtën të diskutojë e të bëjë marrëveshje me klubet e tjera që nga janari i vitit 2022.
Spurs mendohet se po fitojnë garën për nënshkrimin e mesfushorit për shkak të ndikimit të drejtorit sportiv të tyre, Fabio Paratici. Calciomerkato thotë se PSG dhe Manchester United janë të etur për të firmosur me Kessie, por lidhjet e forta të Paraticit me Seria A e bëjnë Tottenham të ketë një avantazh të madh për të nënshkruar./ h.ll/albeu.com